Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Enrico Barduani, ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiç, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it theksohet se ata diskutuan për përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në funksion të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
“Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Kroacisë në misionin e KFOR-it dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.
“Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Anushiç vizitoi kontigjentin kroat të vendosur në komandën rajonale perëndimore të KFOR-it, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe kontributin e çmuar në përpjekjet e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...