Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka shkëlqyer në fitoren e Luzernit me rezultat 3-4 ndaj Winterthur.
Ai ka shënuar gol në këtë ndeshje teksa ka dhuruar edhe asistim vendimtar në shënimin e fitores në minutat shtesë, shkruan Arbresh.info.
Falë kësaj performance ai është vlerësuar me notën 9.4 nga SofaScore dhe gjithashtu ka zënë vend në formacionin e javës të përpiluar nga ky aplikacion i specializuar për vlerësimin e lojtarëve.
Rudhani ka pesë gola dhe tri asistime këtë sezon deri më tani në këtë kompeticion.
Përkundër humbjes së Baselit nga Grasshoppers 0-1, Xherdan Shaqiri pati një performancë të shkëlqyer dhe u vlerësua me notën 8.4.
Gjithashtu edhe për “Shaqën” pati vend në formacionin ideal të javës së 18-të nga SofaScore.
Shaqiri deri më tani ka pesë gola e tetë asistime në Superligën e Zvicrës./Arbresh.info

Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...