Barcelona është mposhtur me rezultat 0-1 në shtëpi nga Leganesi në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e katërt, shkruan Arbresh.info.
Autori i këtij ishte Gonzales. Që nga ai moment, Barcelona filloi sulmet për barazimet por që asnjëherë nuk arriti të shënojë.
Rasti më i mirë ishte në fundin e ndeshjes kur një goditje të sulmuesit të Barcelonës e ndali mbrojtësi i Leganes dhe shpëtoi një gol të sigurt.
Raphinha pati mundësinë e fundit për barazim mirëpo goditja e tij nga gjuajtja e lirë shkoi mbi portë.
Kështu, Barcelona humb mundësinë e artë për t’u shkëputur nga dy skuadrat e kryeqytetit spanjoll që iu kanë vënë pas, Atletico dhe Real Madridi.
Barça mbetet akoma liderë me 38 pikë aq sa ka edhe Atletico, ndërsa një më pak ka Reali i treti por që dy skuadrat madrilene kanë nga një ndeshje më pak./Arbresh.info

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin