Sigal Prishtina fitoi me nëntë pikë dallim ndaj Pejës, 77:68 (23:13, 24:20, 13:15, 17:20), për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë më mirë, dhe çerekun e parë e fituan me dhjetë pikë dallim, 23:13.
Verdhezinjtë e nisën furishëm periudhën e dytë për të përmbysur shifrat në 25:26, por prishtinasit sërish u rikthyen dhe shkuan në pushim me rezultat 47:33.
Në pjesën e dytë, kryeqytetasit ruajtën epërsinë për të triumfuar në fund 77:68, që ishte e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, pasi sfidën e parë e kishin humbur me tri pikë dallim, 74:71.
Te vendasit u dalluan Damiree Burns me 26 pikë, 17 kërcime dhe gjashtë asistime dhe Qua Grant me 21 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jacquez Yow me 25 pikë e nëntë kërcime.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...