Në Komunën e Mamushës sot u përuruar objekti i ri i Stacionit Policor.
Në ceremoni të praqnishëm ishin eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Sot me datën 11.12.2024 në një ceremoni solemne u bë përurimi i objektit të ri të Stacionit Policor në Komunën e Mamushës, ku të pranishëm ishin ministri i Zhvillimit Rajonal z. Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel Hoxha, kryetari i Komunës z. Krasniq, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës, Abdulhadi Krasniqi, Komandantin e Stacionit në Mamushë Toger Orqusha si mbikëqyrësen e projektit.
“Objekti i ri i Stacionit Policor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një sigurie dhe shërbimi sa më efikas në këtë rajon, në veçanti për banorët e Komunës së Mamushës.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...