Policia e Vlorës ka zbardhur një rast të grabitjes me dhunë, i ndodhur dy ditë më parë. Për këtë janë arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për grabitjen me dhunë të një shume parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja.
Mes të arrestuarve është një 33-vjeçar, i cili sipas Policisë ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës. Sakaq, njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, rezulton i dënuar për vrasje në Greqi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare./abcnews.al
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...