Kuvendi Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare.
Në rend të ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë.
Gjithashtu në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.
Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”./rtsh
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron