Nuk ka më reduktime të ujit në rajonin e Fushë Kosovës, Drenasin, Obiliqin dhe lagjen Kalabria.
Kështu bën të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku.
Mjeku tha se sot ( e enjte) është stabilizuar gjendja e ujit të pijshëm, dhe se uji është 100 për qind i përshtatshëm për konsum njerëzor.
“Realisht sot është stabilizuar gjendja me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Drenasin, Obiliqin dhe lagjen Kalabria.
Zona këto që janë furnizuar dhe furnizohen me ujë të pijshëm nga impianti i trajtimit në Shkabaj.
Por reduktime ka pas për shkak të sulmit terrorist në kanalin e Ibrit, sasia e ujit që ka ardh në impiant ka qenë e pakët që ne ta trajtojmë për pije dhe ta shpërndajmë te konsumatorët. Fati i mirë është që nuk zgjati shumë dhe situata veç është stabilizuar ditën e sotme. Ka ujë në të gjitha zonat e shërbimit, dhe uji që e marrin qytetarët në kronet e tyre është 100 për qind i përshtatshëm për konsum njerëzor”, deklaroi Mjeku.
Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.
Kanali Ibër Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./Arbresh.info/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...