Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SHBASHK) ka nisur protestën në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Protesta ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar pastaj tek Ministria e Arsimit e më pas marshi do të niset drejt ndërtesës së Qeverisë, raporton Arbresh.info.
“Duam nënshkrimin e kontratës kolektive”, “SBASHK-u është zëri ynë ndegjojeni”.
“Mos na mohoni kontributin e viteve ‘90”’, janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar. Ndërsa në protestë po marrin pjesë shumë profesionistë të Arsimit nga gjithë Kosova.
Kujtojmë se të martën kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media i ka bërë të ditur disa nga kërkesat që do të parashtrohen në protestë.
Rritja e pagave, trajtimi i dinjitetshëm i pensionistëve, kundër mohimit të kontributeve në vitet 1990, përmirësimi i kushteve në institucionet arsimore, kërkesa për dialog, nënshkrimi i kontratës kolektive etj, janë disa nga kërkesat e kërkuara./Arbresh.info
















Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër