Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një mocion votëbesimi kundër Qeverisë, i cili pritet të kalojë dhe ta zhysë edhe më thellë në krizë politike ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.
Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në çastet e fundit, Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, do të bëhet e para që shkarkohet përmes votëbesimit në 60 vjetët e fundit.
Në një intervistë televizive të martën, Barnier tha se ende beson se Qeveria e tij mund t;i mbijetojë votëbesimit, i cili pritet të votohet në mbrëmje pas një debati që nisë në orën 16:00.
Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e ka bërë të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.
Majtistët dhe djathtistët së bashku kanë vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.
E pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”.
E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.
Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleu, tha për CNews: “Asgjë nuk ka përfunduar deri të votohet, por mund ta shohim se po shkojmë drejt rrëzimit [të Qeverisë]”.
Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.
Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters./rel
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...
Haxhiu bleu banesë 128 m² në Dragodan me 1 mijë euro për m²,...