Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paraqitur në Prishtinë programin e tij për zhvillimin e kulturës, sportit dhe turizmit, duke theksuar investimet historike që qeveria e udhëhequr nga LDK do të bëjë për transformimin e këtyre sektorëve.
Abdixhiku ka theksuar se këto projekte do të përbëjnë investimin më të madh në historinë e Kosovës në fushën e sportit dhe do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të kulturës dhe turizmit, shkruan Arbresh.info.
Në sektorin e sportit, Abdixhiku prezantoi planet për ndërtimin e një Qendre Kombëtare Sportive në Bërnicë të Prishtinës, e cila do të përfshijë një stadium kombëtar me kapacitet prej 25,000 deri në 30,000 ulëse, një pallat olimpik, si dhe pishina olimpike.
“- 100 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës.
– Qendra do të ketë STADIUM KOMBËTAR me 25 mijë deri në 30 mijë ulëse;
– PALLAT KOMBËTAR me salla moderne për sportet e dorës (basketboll, hendboll e volejboll);
– 2 Pishina Olimpike;
– Prezantuam dhe ndërtimin e 5 STADIUMEVE RAJONALE të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë e Prizren”, ka shkruar Abdixhiku.
Në fushën e kulturës, Abdixhiku paraqiti projekte për ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor.
“- Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, në vlerë prej 25 milionë eurove;
– Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës;
– Ndërtimin e Muzeut Bashkëkohor në vlerë prej 10 milionë eurove;
– Themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;
– Adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës, në modelin e adoptimit të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë”, ka shtuar Abdixhiku.
Në turizëm, Abdixhiku tha se do të investohen 80 milionë euro në zhvillimin e një resorti turistik në Brezovicë dhe 50 milionë euro në resortin e Pejës.
“- 80 milionë euro investime në resortin modern turistik në Brezovicë;
– 50 milionë euro investime në resortin e Pejës”, ka shkruar kryetari i LDK-së.
“Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Ambicie që bëjnë të ardhmen e na nxjerrin nga moçali i thellë i pështymave, ndarjes e propagandës. Unë besoj në Republikën e Kosovës! Ndryshimi është i mundshëm! Bëhu Ndryshimi!”./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...