Dy të rinj, 16 dhe 22 vjeç, janë proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës.
Sipas policisë, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë kanabis një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në polici.
14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël kanabisi./abcnews.al
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht