Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është diskutuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të Kosovës.
Në këtë debat, Kosova është përfaqësuar nga ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.
Thomas Wait, eurodeputet nga Austria vuri në pah nevojën për një hetim ndërkombëtar të rastit në Varragë të Zubin Potokut.
“E mirëpres faktin që Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por e mbaj mend që edhe pas Banjskës e kanë thënë të njëjtën gjë, por që nuk ka ndodhur asgjë më tutje. Duhet të shihet se kush është përgjegjës. Qeveria serbe duhet ta theksoj se shumë nga ata janë në Serbi, janë të komunitetit serb dhe normalisht kanë marrë një orientim ekstremist dhe kjo duhet të theksohet edhe në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur. Unë pres që Qeveria e Serbisë të shpreh gatishmërinë të luftojë këta terroristë edhe brenda territorit të Serbisë”, është shprehur ai, teksa i bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën.
“Fakti që jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën është pjesë e mesazhit që i kemi përçuar Rusisë dhe gjithë atyre që synojnë destabilizim. Është koha e fundit që pesë shtetet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën si shtet i pavarur dhe ky është sinjali kyç që ta./Arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...