Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar. Përsa i përket motit; zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira me intensitet të ulët, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore; më të theksuara në zonat verilindore; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron