Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten, një ditë pasi marrëveshja për armëpushim hyri në fuqi, pas më shumë se një viti luftimesh në Liban.
Ushtria izraelite tha se armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u shkel kur “të dyshuarit, disa prej të cilëve në vetura”, u kthyen në disa pjesë të Libanit jugor.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.
“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”./abcnews.al
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...