Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora, mori pjesë këtë 28 nëntor në festimet që po mbahen në qytetin e Vlorës për Ditën e Pavarësisë.
Nedim Vlora uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.
Ai theksoi se, edhe pse ka jetuar të gjithë jetën e tij në Itali, ndihet shqiptar dhe është krenar për këtë fakt.
Vlora shtoi se gjatë periudhës së komunizmit, kur familja e tij nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri, Dita e Flamurit festohej gjithmonë në ambientet e shtëpisë së tyre në Itali.
Ai shprehu urimin që shqiptarët të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
“Këtë festë e kemi festuar gjithmonë, por në shtëpi, pasi nuk mundnim të vinim në Shqipëri, pasi Shqipëria ishte e mbyllur. Në banesën tonë festohej dhe mbyllej gjithmonë me një gotë raki. Ju thashë se më në fund Shqipëria është e lirë dhe demokratike. I uroj të gjithë shqiptarëve një jetë sa më të lumtur. Ju uroj të gjithëve një të ardhme në Evropë”, tha ai.
Babai i Nedim Vlorës është Ismail Qemal Galip Aleksandër, djali i Mahmut Nedimit, i cili është djali i parë i Ismail Qemalit. /EuronewsAlbania/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit