Milani ka arritur të mposht Slovan Bratislavan në udhëtim me rezultat 2-3, në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.
Pulisic hapi llogarinë e golave për Milanin në minutën e 21-të, mirëpo tre minuta më vonë reazultati u barazua me golin e Barseghyan, shkruan Arbresh.info.
Rosonerët shënuan dy gola të shpejtë me anë të Leaos në minutën e 68-të dhe tre minuta më vonë Abraham, hyri në listën e golashënuesëve.
Dy minuta para fundit, Marcelli i vendasve shënoi për të ngushtuar avantazhin. Mirëpo deri në fund nuk pati ndonjë gol tjetër dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-3.
Vlen të theksohet se në minutën e parë shtesë Tolici i Slovanit u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Milanin dhe e treta në përgjithësi ku tashmë pas pesë ndeshjeve ka nëntë pikë, kurse Slovan Bratislava mbetet ende pa pikë./Arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...