Një tentim grabitje ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në një market në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj.
Sipas policisë, dy persona janë arrestuar, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën ( imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes, shkruan Arbresh.info.
“Nga hetimet e para është mësuar se dy persona, meshkuj, njëri me armë (pistoletë) kanë hyrë në market dhe nën kërcënim të armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit, të cilët kanë arritur t’ia largojnë pistoletën nga dora, e në ndërkohë kanë arritur policët e rendit të stacionit të Ferizajt, të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën ( imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar dhe të njëjtit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë.
“Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.”
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...