Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Hilë Mosi” në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se disa persona janë arrestuar të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përleshje ku më pas dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit e cila është sekuestruar, transmeton Arbresh.info
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia, me ç ‘rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur”, thuhet në njoftim.
Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Arbresh.info

50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...