Chelsea ka fituar në udhëtim te Leicester City me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë kthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi duke u afruar edhe më shumë me dy vendet e para në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të me anë të Nicolas Jackson, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
Në pjesën e dytë, Chelsea përsëri ishte skuadër më e mirë duke arritur të shënoj edhe një gol deri në fund, teksa në shtesë golin e gjeten edhe vendasit.
Goli e dytë për Blutë e shënoi Enzo Fernandez (75’) për 0-2, ndërsa për vendasit shënoi Jordan Ayeë (90+) për rezultatin përfundimtar 1-2.
Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e tretë me 22 pikë, teksa Leicester City renditet i 16-ti me 10 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Blutë e presin Aston Villën, ndërsa Dhelprat udhëtojnë te Bretnfordi. /Telegrafi/
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...