Një përleshje ka ndodhur sot në në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njëri u lëndua nga një mjet i mprehtë.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti./Arbresh.info/
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...