Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer për herë të shtatë prej dhjetorit të kaluar, duke lëshuar lavë nga një çarje e madhe.
Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën pak para mesnatës dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës.
“Ky është paksa më i vogël sesa shpërthimi i kaluar dhe shpërthimi që ndodhi në maj”, tha Magnus Tumi Gudmundsson, profesor i gjeofizikës, i cili e vëzhgoi nga ajri shpërthimin e këtij vullkani.
Derisa ky shpërthim nuk përbën rrezik për transportin ajror, autoritetet kanë paralajmëruar për emetime të gazit përgjatë pjesëve të gadishullit, përfshirë në afërsi të qytezës Grindavik.
Shpërthimet e vazhdueshme vullkanike në afërsi të Grindavikut, e cila ka 3.800 banorë dhe ndodhet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik, kanë shkaktuar dëme ndaj infrastrukturës dhe pronës dhe i kanë detyruar shumë prej banorëve të zhvendosen për sigurinë e tyre.
“Grindaviku nuk është në rrezik, sepse nuk duket se kjo çarje do të zgjerohet, edhe pse gjithçka mund të ndodhë”, tha Magnus Tumi.
Banorët e rreth 50 shtëpive u evakuuan menjëherë, pasi agjencia për mbrojtje civile lëshoi alarmin, raportoi transmetuesi shtetëror RUV./rel
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...