Joe Biden sot mbushi 82 vjeç, duke u bërë presidenti aktual më i moshuar në historinë e SHBA-së.
Reuters raporton se sot presidenti amerikan nuk kishte asnjë angazhim publik.
Ai u kthye mbrëmë nga një udhëtim në Amerikën e Jugut, ku mori pjesë në samitin e G20 në Rio de Janeiro.
Familja, miqtë dhe kolegët, përfshirë Zonjën e Parë, Jill Biden dhe ish-presidentin, Barack Obama, i uruan ditëlindjen përmes rrjeteve sociale.
“Nga zemra i uroj ditëlindjen mikut tim të dashur dhe presidentit tonë të mrekullueshëm, Joe Biden”, shkroi në platformën X (ish-Twitter) zëvendëspresidentja, Kamala Harris.
Biden u tërhoq nga gara presidenciale në muajin korrik të vitit 2024, pjesërisht për shkak të perceptimit të votuesve se ai ishte tepër i moshuar për detyrën, si dhe për shkak të shqetësimeve për aftësitë mendore pas një paraqitjeje të dobët në debatin me kundërshtarin republikan, Donald Trump.
Trump (78), i cili fitoi zgjedhjet më 5 nëntor ndaj kandidates demokrate, Kamala Harris, do të thyejë rekordin e Bidenit gjatë mandatit të dytë.
Në kohën e tranzicionit të ardhshëm presidencial në vitin 2029, Trump do të jetë 82 vjeç dhe shtatë muaj. /Telegrafi/
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...