Shqipëria është mposhtur me rezultat 1-2 nga Ukraina në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Arbër Hoxha luajti tërë pjesën e dytë në këtë sfidë duke qenë një nga më të dalluarit me driblimet e tij, shkruan Arbresh.info.
Ai pas ndeshjes tha se në këtë ndeshje provuan gjithçka.
“Trajneri na motivojë shumë që në pjesën e dytë të futeshim me 100 për qind. Në pjesën e parë pësuam dy gola dhe morali ishte pak poshtë. Në pjesën e dytë shënuam nga penalltia, provuam gjithçka, por nuk shënuam dot. Sa herë futem në ndeshje do të jap 100 përqindëshin tim për Kombëtaren. Ne prezantojmë një komb këtu”, ka thënë Hoxha.
Pas kësaj humbje, Shqipëria mbeti e fundit me shtatë pikë dhe u eliminua në Ligën C në Nations League./Arbresh.info
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit