Kuvendi i Maqedonisë me 73 vota “për ” miratoi vendimin për shpërbërje. Sipas asaj që propozuan sot partnerët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI përbërja aktuale parlamentare do të vazhdojë me punë deri më 24 shkurt, kur edhe hyn në fuqi vendimi për shpërbërje të Kuvendit.
Po sot Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Kryeministrit Nikolla Gruesvki nga funksioni kryeministër i Maqedonisë.
Ndërsa presidenti i Maqedonisë George Ivanov ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re teknike, sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE, Emil Dimitrievit i cili sonte në ora 22:00 do të ketë paraqitje para deputetëve.
Pas ekspozesë së tij pritet edhe votimi i deputetëve pas çka do të marrë besimin për udhëheqjen e qeverisë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen më 24 prill./Alsat-M/
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...