Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka folur në konferencë për media pas ndeshjes ndaj Rumanisë.
Ai tregoi arsyet pse nuk u kthyen në fushë, shkruan Arbresh.info.
“Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen”.
“Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium”.
“S’ka as respekt e ka fyerje racore ndaj kombëtares që ne përfaqësojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes në një konferencë për media.
Ndeshja ishte ndërprerë kur rezultati ishte 0-0./Arbresh.info
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...