Kosova sonte luan ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë, në Bukuresht e cila përcakton pozitën e parë në tabelën e grupi 2 të Ligës C.
Foda do të jetë pa disa lojtarë kryersorë për këtë ndeshje, si pasojë e lëndimeve, shkruan Arbresh.info.
Milot Rashica, Bersant Celina, Donat Rudhani, Leart Paqarada, të cilët ishin në listën e selektorit gjerman nuk kanë mundur t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tyre si shkak i lëndimeve.
Ndërkohë, Rudhani ka qenë dy ditë në grumbullim dhe iu ka dashur të largohet për arsye të njëjtë si të lartëcekurit.
Ernal Krasniqi është një tjetër futbollsitë që nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë ndeshje.
Mirëpo të gjitha këta emra, i kanë dërguar një mesazh bashkëlojtarëve të tyre duke iu uruar sukses për ndeshjen më të rëndësishme.
Një mesazh mbështetës e ka dërguar edhe i shumëpërfoluri, Arbër Zeneli i cili nuk është ftuar as në ndeshjet e nëntori edhe pse po aktivizohet në Suedi tek Elfsborgu.
Këto mesazhe janë publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në rrjetin social Facebook, duke treguar se harmonia brenda kombëtares është në nivel.
Ekipi kombëtar sonte me fillim nga ora 20:45 në “Arena Nationala” të Bukureshtit do të kërkojë një fitore bindëse dhe “hakmarrëse” ndaj Rumanisë./Arbresh.info
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses