Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, mirëpriti sot Sulejman Uglanin, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA), i shoqëruar me dy deputetët e partisë së tij në Parlamentin e Serbisë, Minela Kalender dhe Ahmedin Shkrijel. Bashkë me Uglanin ishin edhe dy anëtarë të partisë së tij, Esad Salihoviq, kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe Merfid Kameshçanin, Sekretar.
Kryetari Uglanin e njoftoi kryeministrin lidhur me betejën, të cilën partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe liritë e të drejtat e njeriut. I njëjti theksoi që sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë themelet e kësaj beteje.
Ai tha se qeverisja në Kosovë duhet të merret si model i mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh këtu qëndrimet e qarta të qeverisë në raport me ruajtjen e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
“Kryeministri Kurti falënderoi z. Uglanin dhe tërë delegacionin për vizitën. Ai tha që ka shumë hapësirë për më shumë aktivitete e bashkëpunim ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak. Me këtë rast u theksua kontributi që mund ta jap mbështetja financiare për Sandaxhun, që parashihet në buxhetin e vitit 2025, por edhe njoftimi i Republikës së Kosovës, që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kryeministri Kurti përshëndeti betejën e drejtë për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut nën udhëheqësin e Kryetarit Uglanin, të ngritur mbi bazën e barazisë dhe pacenueshmërisë”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/



Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...