Futbollisti dardan, Art Smakaj u ftua nga lista e zgjeruar gjatë ditës së sotme në kombëtaren e Kosovës, pas problemeve të disa lojtarëve që ishin thirrur fillimisht nga Foda.
Ai së bashku me disa futbollistë të tjerë gjatë ditës së sotme kanë kryer stërvitjen e parë para ndeshjes me Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Pas stërvitjes ai u deklarua për kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ndjenjë shumë e bukur të jesh me Kombëtaren. E kryem stërvitjen e parë dhe kemi punuar mirë. Na presin dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi të gatshëm. Duhet të shkojmë në Rumani të luajmë lojën tonë, të tregojmë veten, dhe të kthehemi me tri pikë. I presim sa më shumë tifozët dardanë në këto dy ndeshje dhe ne do të provojmë të japim maksimumin për t’i kënaqur me performancë”, tha Smakaj.
Kosova ndeshjen e parë e luan në Bukuresht ndaj Rumanisë kurse tri ditë më vonë përballet me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira