Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s, KFOR, kanë kryer patrulla rutinë në Zubin Potok, në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ofruar një ambient të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.
KFOR-i vepron si forca e tretë e sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët bashkëpunon ngushtë për të siguruar stabilitetin e rajonit. /Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...