Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu, ka vlerësuar se përballja mes Galatasaray dhe Tottenham në kuadër të Europa League është e paparashikueshme, megjithatë është shprehur se beson që skuadra angleze ka një avantazh të lehtë.
Ndeshja mes dy skuadrave do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK, ndërsa Sejdiu ka qenë i ftuar për analizimin e ndeshjes.
Sejdiu ka theksuar se Tottenham, duke qenë pjesë e Premier League, gëzon një epërsi për shkak të nivelit të lartë të këtij kampionati.
“Ndeshja Tottenham – Galatasaray mendoj që është e paparashikueshme. Fakti që Tottenham i përket Premier League mendoj se i jep nje përparësi të lehtë skuadres angleze nga ajo turke. Tottenham është kandidat potencial për ta fituar këtë kompeticion. Kjo skuader ka avantazh ndaj ekipeve të tjera në këtë garë për shkak të nivelit ku luan, që është Premier League”, ka thënë ai.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...