Kryeministri i Kosovës dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vazhduar takimet me mërgimtarë në vendet e Evropës Perëndimore. Ai të premten ka takuar mërgatën shqiptare në qytetin Inerlaken të Zvicrës.
Kurti gjatë qëndrimit në Zvicër, ku mori pjesë në konferencën prestigjioze “Business Agility Day”, ka zhvilluar edh takime të shumta.
Ai të premten ka qëndruar më qytetin Interlaken, ku ka zhvilluar një takim me mërgimtarët, të cilëve u është drejtuar me një fjalim.
“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen”, ka shkruar Kurti në facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë”.
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup