Një 3-vjeçar është vrarë tragjikisht të premten në një incident me të shtëna derisa ai ishte duke udhëtuar me makinë me prindërit e tij në fshatin Markopoulos, Attica lindore.
Sipas të dhënave fillestare policore, familja ishte duke udhëtuar kur iu është afruar një SUV, dhe dikush nga brenda tij ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënduar për vdekje fëmijën, raporton “Protothema”, transmeton Klankosova.tv.
Informacionet preliminare thonë se incidenti mund të ketë ardhur nga një konfrontim i mëhershëm mes personave brenda dy veturave për arsye të panjohura. Raportimet nga mediat lokale thonë se të shtënat ndodhën afër një vendbanimi të romëve dhe mund të ketë qenë e përfshirë ndonjë mosmarrëveshje e vjetër familjare.
Babai, me të parë lëndimin e rëndë të fëmijës së tij, e dërgoi atë me shpejtësi në spital. Por, me gjithë angazhimin e mjekëve, fëmija nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Dëshmitarët e rastit dhe dëshmitë thonë se personat që qëlluan me armë mund të kenë qenë duke e pritur makinën ku ndodhej tashmë viktima.
Deputeti i PDK-së: Rutina është e njëjtë, seriali është i nj...
65 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane në Izrael
Nico arrin marrëveshje me Barçën
Trent i lumtur me debutimin tek Reali, por nuk mungon zhgënj...
Kapet në Spanjë i rrezikshmi malazez, kontribuon edhe Fast A...
Izraeli paralajmëron goditje më të ashpra ndaj Iranit pas va...