Bilanci i viktimave nga stuhitë katastrofike që përfshinë Spanjën është rritur. Ka shkuar në 155 numri i personave që humbën jetën tragjikisht gjatë përmbytjeve, ku 155 viktima u regjistruan vetëm në Valencia, dy në Castilla-La Mancha në perëndim të provincës dhe një tjetër në Andaluzi.
Më shumë se 1,200 punëtorë, të ndihmuar nga dronët, u vendosën në misionin e shpëtimit ndërsa shirat vijonin të kërcënonin banorët.
“Për momentin gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur,” u tha kryeministri Pedro Sançez (Sanchez) viktimave në një vizitë në komunitetet e prekura.
Por në disa nga qytetet më të goditura nga përmbytjet e së martës mbrëma, njerëzit u lanë në detyrën e nxjerrjes së trupave nga balta dhe rrënojat.
Drejtuesit e automjeteve kanë rrëfyer tmerrin e bllokimit nga baticat në rritje të martën, e cila i ktheu autostradat dhe rrugët në lumenj – shumë nga ata që mbijetuan u ngjitën në pemë ose ura për të shpëtuar.
Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur numrin e personave të zhdukur, por bën me dije se vetëm ditën e djeshme u gjetën 60 persona të pajetë.
Ata dyshojnë se numri i viktimave do të rritet.
Më shumë se 90 vdekje u regjistruan vetëm të mërkurën, menjëherë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, të cilat prekën kryesisht Valencia-n, si dhe Castilla-La Mancha dhe deri në jug deri në Malaga./rtsh.al/
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë...
Spanja nuk do ta ndjekë objektivin e ri të NATO-s për shpenz...
Sonte pas mesante finalja e shtatë e NBA, vendoset titulli k...
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kur...
Sa gjumë nevojitet gjatë fundjavës për ta pushuar trupin?
NATO bie dakord të rrisë shpenzimet ushtarake në pesë për qi...