Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe “kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi”, me të cilin dokument, sipas saj, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës.
Me anë të postimi në Facebook, ajo ka pohuar se në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Haxhiu ka theksuar se bë vazhdën e zbardhjes së këtij rasti, si Ministri e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave ligjore, kanë dërguar letër në organet kompetente në Serbi për të marrë përgjigje në lidhje me të vërtetën e pronës.
Sipas saj, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje siç nuk marrin kurrë nga ta për shkak të problemeve politike.
“Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara”, ka shkruar ajo.
“Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete”, shtoi ministrja e Drejtësisë.
“Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...