Në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” në Mitrovicë gjatë ditës së sotme janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin është identifikuar një person i cili dyshohet se i ka vendosur afishet.
“Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” nga person /na të panjohur janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese.”, thuhet në njoftim.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarit A. A, është shqiptuar fletëparaqitje për “Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike”./Arbresh.info/
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia