Rahoveci do të ketë punë të vështirë në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të luajë me skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.
Kjo skuadër në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane. Në vitin 2022 ishte në finale.
Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshmë në gara kontinentale.
Ndërkohë liga rumune vlerësohet shumë e fortë.
Por “vreshtarët” janë të përkushtuar për paraqitje sa më të mirë dhe për të kërkuar tjetër sukses historik.
Ndeshja e parë është më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani.
Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt./Telegrafi
Kosovari në Zvicër nga shpejtësia shkaktoi vetaksident, mëso...
Kasami: Presidenti Bajram Begaj të shtunën do të vizitojë Te...
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për...
Kusari-Lila e bindur: Do të gjendet zgjidhje për president
Badoci përballet me manganin, rikthehet ideja e furnizimit n...
OVL – UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja