Derbi midis Arsenalit dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat 2-2, i cili luajt në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.
Më miri nisi për vendasit kur ylli anglez, Bukayo Saka realizoi për 1-0 në minutën e nëntë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo vetëm pas nëntë minutave, Virgil Van Dijk barazoi rezultatin pas një goditje me kokë.
Arsenali e riktheu epërsinë sërish dy minuta para fundit me një gol të Mikel Merinos dhe me rezultatin 2-1 përfundoi edhe pjesa e parë.
Megjithatë, “The Reds” nuk u dorëzua dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit.
Egjiptiani, Salah barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 81-të dhe deri në fund më gola nuk pati.
Ky rezultat më së shumti i konvenon Manchester Cityt ku tani është liderja më e re në Premier League me 23 pikë, një më shumë se Liverpooli.
Kurse “Topçinjtë” mbeten në vendin e tretë me 18 sosh./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...