Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Po ashtu, sipas raportit, me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, dhe rasti është duke u hetuar.
‘Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...