Moti sot në Shqipëri pritet të jetë me vranësira të dendura, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët./ abcnews.al
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit