Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Çikago.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se çdo individ nga diaspora, me historitë e tij personale, dëshmon fuqinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kombit shqiptar, si dhe progresin e madh që kanë bërë shqiptarët në Amerikë.
“Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago. Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë. Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës