Mjete taktike të blinduara për efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (BKL), i janë shtuar prej pak ditësh flotës së Forcës Tokësore të ushtrisë së Shqipërisë, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj operacionale.
Falë asistencës së SHBA-ve , tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon për anëtarët e saj, pas rritjes së buxhetit për shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur se falë asistencës së aleatit strategjik, SHBA-së, tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër drejt modernizimit, një proces që do të vijojë edhe me rijetëzimin e industrisë ushtarake duke rikthyer prodhimin e armëve në uzinën e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit.
“Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë së strukturave ushtarake, në përputhje me prioritetin tonë për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse. Pasurimi i flotës së mjeteve në Forcën Tokësore është gjithashtu një element për rritjen e aftësive tona mbrojtëse dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare”, tha Vengu, raporton A2cnn.
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...