Deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet nga opozita në Kuvendin e Kosovës, ka folur rreth mungesës së deputetëve të VV-së.
“Po kqyrne kolegë deputetë këtë pamje në mesin e kuvendit të Kosovës ku do të duhet të ishin të ulur gjysma e deputetëve të Kosovës e besa krejt pushteti, krejt zbrazët. Kanë ikur, po po, kanë ikur dhe kanë me ikë deri më 9 shkurt. Dhe a e dini pse të dashur kolegë deputetë, se po e dinë që e kanë bë bërllok bash në tana anët, se nuk kanë ma as çka me thanë në këtë foltore, se faktet të cilat po i shohim çdo ditë flasin më shumë se çdo përpjekje e tyre për të thënë se këto që po ndodhin qenkan luftë hibride, e ma nuk janë ka mujnë me rrejt”, tha ajo.
“Krejt kjo ikje e tyre është akti më kokfortë se ata e ndjejnë veten fajtorë kolegë deputetë, se të drejtit nuk ikin por vijnë me u ballafaqu. Fajtorët e posaqërisht frikacakët i lënë karriget në këtë gjendje para qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se u “vërtetua që kanë bashkëpunuar me Radojciqin në dëm të interesit të Kosovës” dhe se “kanë vjedhë me miliona euro përmes mafisë energjetike dhe Martin Berishajt”.
Tutje, ajo tha se ‘Qeveria e ka lënë ushtrinë pa bukë”.
“U vërtetua që përmes faljes së borxheve me ambalazhues të ujit, dikush i ka fituar diku 400 mijë euro qarkullim bankar vetëm gjatë muajit shkurt por i njëjti i ka blerë katër banesa brenda një viti, dy në Prishtinë e dy në Fsuhë Kosovës derisa Qeveria e ka lënë ushtrinë pa bukë”, vazhdoi ajo./Arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...