Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Asistent Sekretaren e Përgjithshme, Asistent Administratore e UNDP-së, Drejtore Rajonale për Evropë dhe ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Ivana Zhivkoviq.
Siç thuhet në njoftimin e MD-së, gjatë këtij takimi, Haxhiu ka listuar disa nga rezultatet e deritanishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Republikës së Kosovës të cilat kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Adresimin e Krimeve të Luftës si dhe adresimin e Dhunës në Familje dhe asaj me bazë gjinore mes tjerash.
“Për disa prej këtyre nismave, ministrja Haxhiu gjithashtu falënderoi UNDP-në, për mbështetjen profesionale kryesisht përmes ekspertëve për disa nga nismat kryesore si Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, paketen ligjore Anti-korrupsion, Ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026. Marrë parasysh bashkëpinimin me rezultate, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset e reformuese të cilat për qëllim kanë forcimin e sundimit të ligjit mes tjerash”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...