Një person ka humbur jetën sot si pasoj e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.
Viktima është nga Peja, ndërsa quhet Andi Murati.
Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar një video në Facebook, ku tashmë i ndjeri shihet duke vozitur motoçikletën.
“Sot Peja humbi një djalë të ri, një djalë të çmuar i cili e donte jetën dhe lirinë që ia jepte motori i tij, dashuri e cila fatkeqësisht ia mori dhe jetën”, thuhet në postim.
“Andin do ta kujtojmë gjithmonë me atë shpirtin e tij të lirë, derisa bëjmë apel te të gjithë të rinjët të bëjnë kujdes në komunikacion, në veçanti motoçiklistët”, thuhet tutje aty.
Lexo edhe:
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...