Wojciech Szczesny do të jetë në gjendje së shpejti që të bëjë debutimin tek Barcelona pasi nënshkroi kontratën javën e kaluar deri në përfundim të sezonit.
Ai po shijon ditët e para në Kataluni e po ashtu po e përdor këtë mundësi për të fituar formën fizike, teksa në të njëjtën kohë ka qenë në gjendje që t’i vëzhgojë bashkëlojtarët e tij të rinj.
Një lojtar i cili në veçanti i ka bërë përshtypje portierit polak është Pau Cubarsi. Sipas Mundo Deportivo, ai ka pranuar se është befasuar nga aftësitë e mbrojtësit spanjoll.
“Cubarsi ka qenë fantastik për mua. Pasi e pashë atë në televizion, unë prisja që ai të ishte një mbrojtës modern me topin, por më i butë. Kur e shikoni atë live, ai në fakt nuk është aspak i butë dhe merr vendime shumë të mira”.
“Natyrisht, ai është shumë i mirë me topin sepse kualiteti i tij teknik është mjaft i lartë, por aftësitë e tij defanzive janë gjithashtu shumë të mira, isha shumë i mahnitur”, ka thënë Szczesny.
Szczesny gjithashtu u pyet për Lamine Yamal, ani pse ai tha se nuk ndjen nevojën për të shtuar diçka më shumë përtej asaj që është thënë për sensacionin e Barcelonës.
“Nuk ka nevojë të flas për Lamine Yamal, nuk ka kuptim. E njoh Yamal por mbrojtja luan shumë më ndryshe se si isha mësuar, ai më ka mahnitur shumë. Mezi po pres që të krijojë një lidhje të fortë dhe të mirë me ta”, përfundoi ai./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...