Kryetarja e Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se komisioni që drejton ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm.
Deputetja Pacolli ka theksuar se Komisioni ka realizuar dy hulumtime të ndara për të dy pronat, njëra prej të cilave sipas saj gjendet të Fakulteti Teknik e tjetra te Radiotelevizioni i Kosovës.
“Na kanë kërkuar qytetarët ta analizojmë këtë gjendje. Rasti i parë prona 68 ari në parcelat e Fakultetit Teknik, është tjetërsuar jashtëligjshëm. Rasti i dytë te RTK, 3 hektarë gjithashtu tjetërsim i pronës që është bërë jashtëligjshëm. Dyshimet janë që aktgjykimi ka qenë i falsifikuar sepse askund në institucione nuk e kemi gjetur origjinalin e aktgjykimit”, ka theksuar Pacolli në konferencën e mbajtur të premten në zyrat e partisë në pushtet në Kuvend.
Pacolli ka deklaruar se gjetjet e tyre do t’i dorëzojmë te prokurori i shtetit./rtk
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...