Një nga emrat më të njohur të muzikës dhe këngës shqiptare, kantautori Ardit Gjebrea u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e qytetit”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin, kulturën dhe muzikën shqiptare.
Në ceremoninë e rastit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Gjebrea ka lënë gjurmë të pashlyeshme në qytet, sidomos duke promovuar artistët e rinj.
“Në Tiranë vërtet jetojnë sot 1 milion njerëz, por qyteti nuk i harron traditat, nuk e harron mirësjelljen, as kulturën e të qenit mirënjohës për dikë që kontribuon për Tiranën. Ndaj, jam shumë i nderuar që vlerësojmë sot me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, një nga ikonat më të mëdha të qytetit tonë, të vendit dhe të kombit tonë, edhe përtej kufijve”, tha Veliaj. Kryebashkiaku kujtoi këngën “Jon” e cila shenjoi një kohë, ishte një gur kilometrik i tranzicionit, i një hapësire epokale në qytetin dhe në vendin tonë.
Mes emocionesh, Ardit Gjebrea u kthye pas në fëmijëri, kohë që shënoi edhe hapat e tij të para drejt artit.
“Teksa pashë këtë piano m’u kujtua vetja kur studioja. Nuk kisha piano në shtëpi, ishte në Pallatin e Pionerëve dhe këpucët më fusnin ujë teksa vija çdo mëngjes, në 5 të mëngjesit, për të studiuar dhe për të realizuar atë pasion që unë kisha, muzikën”, tha Gjebrea.
Ai u shpreh se çdo cep i qytetit i ka dhënë dashuri dhe mbështetje dhe të tillë e konsideroi edhe vlerësimin me titullin “Mirënjohja e qytetit”./atsh

Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...