Portieri i Brazilit, Ederson, ka bërë thirrje që skuadra e tij të reagojë kur të përballet me Kilin, pasi presioni mbi ta po rritet pas humbjes së katërt në pesë ndeshjet e fundit kualifikuese të CONMEBOL për Kupën e Botës.
Fituesit e pesëfishtë të Kupës së Botës, kanë pësuar humbje ndaj Paraguait në shtator dhe tani ndodhen në vendin e pestë në renditjen e kualifikimeve të CONMEBOL me dhjetë pikë nga tetë ndeshje.
Brazili do të luajë kundër Kilit në Nunoa të enjten përpara se të presë Perunë javën e ardhshme.
Portieri i Manchester City ka kërkuar që skuadra e tij të realizojë fitore dhe të rifitojë besimin e tifozëve.
“Kur flitet për ekipin kombëtar, duhen fitore dhe përgjigje të shpejta, por ky proces merr kohë”, ka thënë Ederson. “Ne e dimë për padurimin dhe kërkesat, por duhet të reagojmë menjëherë dhe të fillojmë të fitojmë ndeshje për të rikthyer besimin te tifozët”.
Brazil po përballet me një listë të gjatë lëndimesh, ku portieri i parë Alisson Becker, sulmuesi Vinicius Jr. dhe qendërmbrojtësit Eder Militao dhe Gleison Bremer nuk kanë mundur të grumbullohen./rtk/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s