Qeveria e Kosovës e ka miratuar Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti theksoi se BE ka kërkuar “miratimin e kësaj agjende”, e cila është negociuar me Komisionin Evropian nga një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Nga muaji maj, ky instrument tashmë ka hyrë në fuqi. Për të përfituar nga këto fonde si ndihmesë për arritjen e reformave, është kërkuar përgatitje e një agjende të reformave nga të gjitha gjashtë shtetet. Kosova ka negociuar me Komisionin Evropian dhe ka përgatitur një agjendë serioze të reformave për katër vitet e ardhshme, që fillon sivjet e vazhdon deri në vitin 2027. Negocimi i agjendës së reformave dhe planit të rritjes ka filluar qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Ekipi ynë negociator i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë një punë të shkëlqyeshme”, tha ai.
Kurtitha se kjo përfshin pesë fusha, 30 reforma dhe 111 hapa ose veprime konkrete.
Ai theksoi se këto përfshijnë “qeverisjen e mirë, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit,
ruajtjen dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe forcimin e vlerave themelore dhe sundimin e ligjit”./Arbresh.info
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...